Mashtrim si në filmin e DiCaprio-s/ U shtir si pilot për vite me radhë dhe fluturoi falas qindra herë, 33-vjeçari rrezikon deri në 20 vite burg
Një pyetësor nga një kompani private që prodhon komponentë elektronikë dhe ndodhet në rajonin e Venetos ka shkaktuar reagime të forta në Itali, pasi afërsisht gjashtëdhjetë punonjësve iu kërkua të tregonin “cilin koleg do të donin të pushohej nga puna”.
Kompania gjithashtu sugjeroi që punonjësit të zgjidhnin personat që do të pushoheshin nga puna, midis punonjësve me kohë të pjesshme, punonjësve të sapopunësuar ose atyre që nuk kanë fëmijë. Nga gjithsej 60 punonjës, vetëm 10 iu përgjigjën pyetësorit.
Sindikatat reaguan duke theksuar se “kjo nuk është vetëm mungesë respekti për punonjësit dhe dinjitetin e tyre, por edhe një përpjekje për të çmontuar strukturën shoqërore të një kompanie”. Sindikalistët, në të njëjtën kohë, po bëjnë thirrje për “iniciativa që janë të afta të bashkojnë dhe jo të përçajnë”.
Punëdhënësi u përgjigj se “ky është vetëm një hetim i brendshëm për të përcaktuar klimën mbizotëruese brenda kompanisë” dhe se “tregu po kalon një krizë, por qëllimi është të shmangen shkurtimet e vendeve të punës”.
Top Channel