Bordi i Paqes, Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me Trump: Edi Rama ishte i ftuar, nuk e di arsyen përse nuk udhëtoi

22/01/2026 21:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një lidhje të drejtpërdrejtë sot në “Top Story” u pyet se pse nuk ishte e përfaqësuar sot Shqipëria në Bordin e Paqes.

Osmani tha se kryeministri Rama ishte një ndër të parët të ftuar personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump. Megjithatë ajo tha se nuk e di arsyen e saktë se pse Rama nuk ishte prezent.

“Unë e di që kryeministri Rama ka qenë i ftuar sepse ka qenë një ndër të ftuarit e parë si shtet themelues. Dua ta falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur gjatë kësaj periudhe. Pse nuk ka arritur të udhëtojë kryeministri, besoj duhet të pyesni atë sepse orët e fundit nuk është se kemi komunikuar, por e di që ka qenë i ftuar”, u shpreh presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB