‘Audi’ përplaset me një kamion në Itali, humb jetën tragjikisht 20-vjeçari shqiptar
22/01/2026 20:40
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar shqiptar.
Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, ndërsa ngjarja ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo-Barge, pranë Abacisë Stafarda.
Siç raporton media italiane, shkak u bë një përplasje midis një kamioni dhe një makinës tip “Audi” që po drejtohej nga i riu shqiptar.
Zjarrfikësit e Saluzzo-s, të cilëve iu desh të nxirrnin djalin, karabinierët dhe shërbimet e urgjencës shëndetësore ishin në vendngjarje, informon media italiane.
Rruga u mbyll për disa orë për shkak të kaosit që shkaktoi në rrugë përplasja dhe u hap më pas.
Top Channel