I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Belgjikë 32 vjeçari nga Elbasani Mark Nika, xhaxhai Aleks Nikës, një prej katër viktimave të 21 Janarit, nuk është ndalur së kërkuari drejtësi këto 15 vite.
Në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ai shprehet i shqetësuar për retorikën politike të këtyre 15 viteve nga politika për 21 Janarin. Ai e shikon bërjen drejtësi për këtë ngjarje vetëm nga SPAK.
Muhamed Veliu- Mark, gjatë këtyre 15 viteve, ku e keni gjetur forcën për mos u ndalur duke kërkuar drejtësi për 21 janarin.
Mark Nika- Forcën për të kërkuar drejtësi e kemi gjetur te gjaku i Aleksit. Sipas SPAK-ut janë kryer veprimet hetimore dhe jemi drejt përfundimit të hetimit të çështjes sonë.
Muhamed Veliu: Jeni të kënaqur nga hetimet e deritanishme të SPAK?
Mark Nika: Kemi vërejtje kuptohet, por dosja e 21 Janarit ishte e masakruar, prokurorët dhe hetuesit po bëjnë një punë të lavdërueshme për ta restaruar këtë dosje dhe çështja t’i jepet drejtësisë
Muhamed VelIu: Si kanë qenë këto 15 vite për prindërit e Aleksit?
Mark Nika: Presin vetëm drejtësi, te shteti dhe jo te Qeveria. Qeveria ka pasur një indiferencë, drejtësinë e kanë penguar ose zvarritur. Prokurorët të ndikuar politikisht dhe gjykatësit të lidhur me partitë politike.
Muhamed Veliu: Si i keni parë qëndrimet politike për 21 janarin gjatë këtyre 15 viteve?
Mark Nika: Është një luftë mes të majtës dhe të djathtës politike që nuk i ka shërbyer hetimit. Prokurorët një pjesë janë të lidhur me politikën, sot SPAK është zhveshur nga ndikimet politike sipas nesh dhe hetimin e çështjes po e bën të arsyetuar,
Muhamed Veliu: Si reagojnë vajzat e Aleksit, sa herë në familjen tuaj diskutohet për të?
Mark Nika: Janë shumë të mërzitura sepse drejtësia nuk funksionon, duan të dinë se kush e donte gjakun e Aleksit në Bulevard, pse ia vranë babanë. E dinë që nuk kthehet më, por zbardhja e çështjes do t’i lehtësojë shpirtin.
Top Channel