Ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira në Tiranë, arrestohet 51-vjeçarja nga Vietnami

21/01/2026 13:37

Një operacion i koduar “Foleja 3” ka çuar në arrestimin e një shtetaseje vietnameze, e cila akuzohet për ushtrim prostitucioni në një apartament të marrë me qira në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan operacionin pas hetimeve të kryera për dokumentimin e aktiviteteve të paligjshme në ambiente të tilla.

Në kuadër të operacionit, u arrestua 51-vjeçarja me inicialet Th. H., shtetase e Vietnamit, e cila dyshohet se ka ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Mine Peza”. Gjatë kontrollit, u sekuestruan shuma parash dhe një celular, si prova materiale.

Po ashtu, u proceduan penalisht dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga këtë veprimtari të paligjshme.

Ky është një tjetër rast i dokumentuar në kuadër të përpjekjeve të Policisë për të luftuar aktivitetet e prostitucionit dhe për të zbuluar përdorimin e apartamenteve për këtë qëllim.

Materialet për këtë çështje iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB