Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në kryeqytet, arrestohen tre anëtarë, në kërkim një 28-vjeçar. Njëri prej tyre i dënuar për vrasje Këtë të mërkurë në godinën së Kryeministrisë për “21 Janarin”, ngjarje e ndodhur 15 vite më parë ku humbën jetën katër protestues.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, u shpreh se ‘ulërima e kësaj padrejtësie nuk do të shuhet asnjëherë’, ndërsa theksoi se kush kërkon drejtësie të shkojë te godina e Stacionit të Trenit, referuar SPAK.
“Po ndërkohë 21 janari ka një specifikë, ndërkohë që gjurmë të shumta janë humbur, “ujku është krejtësisht i dukshëm në sytë e të gjithëve”.
Gjykata e Strasburgut i nënvizoi shumë qartë si shkelje të Konventës Europiane qoftë përdorimin e pajustifikuar të forcës vdekjeprurëse, qoftë mungesën e bazës legjitime për të mbrojtur zyrën e kryeministrit me forcë vdekjeprurëse, duke kërkuar nga autoritetet të zbardhin ngjarjen. Në rrjedhën e vendimit të Strasburgut, Gjykata e Lartë ka formuluar një ndër dokumentet më të plotë, më të pakontestueshëm, profesionalisht dhe moralisht dhe ka vënë faktikisht në lëvizje hetimet që kanë rinisur.
Ndërkohë që shpresa vdes e fundit, ndërsa nevoja për drejtësi nuk vdes kurrë edhe kur vdes shpresa. Dhe megjithëse unë nuk e di dot edhe sa vite do të kërkojë fundi i padrejtësisë ulëritëse mbi 21 janarin, mbi familjet tuaja, mbi këdo që do drejtësi për Aleksin, Ziverin, Hekuranin dhe Faikun di me siguri që ulërima e kësaj padrejtësie nuk do të shuhet asnjëherë dhe nevoja për drejtësinë e munguar për këtë tragjedi të madhe do triumfojë, me se s’bën.
Më lejoni ta mbyll duke ndarë me ju sinqerisht të vërtetën time lidhur me përgjegjësinë tonë ndaj jetëve të sakrifikuara të katër dëshmorëve tanë dhe me zotimin tonë për të bërë drejtësi për 21 janarin. Ne e kemi mbajtur me dinjitet të lartë atë përgjegjësi dhe nuk e kemi tradhtuar asesi zotimin solemn, përderisa, duke pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik dhe duke ngritur SPAK-un dhe Gjykatën Speciale, kemi krijuar, për herë të parë qysh nga krijimi i shtetit shqiptar, kushtet për fundin e pandëshkueshmërisë me ligj, jo me zakon, përmes organeve të drejtësisë; jo përmes partisë dhe qeverisë.
Ky është fakti, këtë s’e luan topi dhe kush kërkon nga ne pse nuk është bërë drejtësi për 21 janarin, të shikojë te Stacioni i Trenit, jo te kjo godinë, sepse nga kjo godinë ka dalë bërthama e reformës në drejtësi dhe, në godinën përballë, është çelur ajo bërthamë, ndërsa në godinën e Parlamentit është “bekuar” ajo farë e drejtësisë së pavarur nga pushteti politik. Dhe nuk është pushteti politik, as i qeverisë, as i shumicës së parlamentit apo i gjithë parlamentit, po të doni, as i partisë apo i të gjitha partive, po të doni, që duhet të bëjë punën në kanalet e hetimeve dhe në sallat e gjyqeve. Është një pushtet tjetër që duhet t’i bëjë këto.
Dhe ky është një fakt që s’e luan topi, ashtu sikundër topi nuk luan edhe një fakt tjetër: që, deri kur drejtësia e re nuk do të ketë bërë gjyqin e 21 janarit, ajo do të jetë një drejtësi gjithmonë e më e vjetër. Por drejtësinë për vetë 21 janarin, asnjë vjetërsirë, e vjetër apo e re, nuk do të mund ta mohojë dot pafundësisht. Dhe këtu do të jemi, dhe këtu do ta mirëpresim vendosjen e këtij guri themeli, sepse 21 janari, si çështje e hapur, është “gropë e hapur në themelet e drejtësisë së re”, është një “gropë e hapur” që vë fort në dyshim moralin e drejtësisë së vet, ashtu sikundër drejtësia për 21 janarin është themel moral për drejtësinë e re dhe për shtetin e së drejtës. Të tjerat, përpara 21 janarit, siç e tha Marku kur po pinim kafenë së bashku dhe po e shtoj në fund të fjalimit, “janë si hetimet dhe gjyqi i kafesë së Nexhmijes”“, përfundoi Rama.
Top Channel