Video/ Uragani ‘Harry’ godet Italinë, alarm i kuq në Siçili dhe Sardenjë, nis evakuimi i banorëve
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka deklaruar se kurrë nuk e ka konsideruar seriozisht mundësinë që presidenti amerikan Donald Trump të përdorte forcë ushtarake për të marrë kontrollin e Groenlandës.
“Nuk mendoj se forca ushtarake ka qenë ndonjëherë në tryezë”, tha guvernatori demokrat, duke shtuar se Trump nuk do ta pushtonte kurrë Groenlandën.
Deklaratat e Newsom u bënë në një intervistë për CNN nga Davosi, pas fjalimit të Trump në Forumin Ekonomik Botëror. Ai u shpreh se vlerësimi për një kërcënim real ushtarak ndaj territorit danez ishte i pabazuar.
Guvernatori i Kalifornisë u pa gjithashtu duke ndjekur nga publiku fjalimin e presidentit amerikan, gjatë të cilit Trump deklaroi se nuk do të përdorte forcë për të fituar kontrollin mbi Groenlandën.
Newsom e cilësoi fjalimin e Trump si ‘jashtëzakonisht të mërzitshëm’, duke shtuar se ishte ‘sinqerisht i zhgënjyer’. Sipas tij, Trump bëri edhe ‘disa deklarata të habitshme dhe të jashtëzakonshme, që bien ndesh me faktet dhe provat në dispozicion.
Top Channel