LIVE/ “Pa ne sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht”, Trump fjalim të fortë në Davos: Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë 21/01 15:30
Qeveria ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.
Burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu bëjnë me dije se nesër do të zhvillohet seanca plenare e posaçme për ratifikim.
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Në një reagim publik, Rama e cilësoi këtë ftesë si një moment historik dhe dëshmi të rritjes së rolit dhe respektit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Top Channel