“Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan”/ Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubios: Falë tij, aleatët na respektojnë

21/01/2026 11:26

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, për udhëheqjen e Donald Trump në një vit në krye të presidencës amerikane.

Në fjalimin e Rubios thuhet se Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan dhe tashmë aleatët e respektojnë SHBA-në, ndërsa kundërshtarët i frikësohen.

“Në vetëm një vit, Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan duke ndjekur me guxim paqen përmes forcës. Falë udhëheqjes së tij vendimtare, aleatët tanë na respektojnë, kundërshtarët tanë na frikësohen, dhe populli amerikan vihet në radhë të parë. Premtime të bëra, premtime të mbajtura”, thotë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB