LAJM I FUNDIT/ Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 30 vite burg Leonard Duka
Pas përfundimit të homazheve për katër protestuesit e vrarë më ’21 janar’, xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika iu drejtuar SPAK-ut.
Para se të hynte në godinën e Prokurorisë së Posaçme, ai tha për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha se ka kërkuar takim me prokurorin Alfred Shehu.
Pasi doli nga SPAK, ai dha një prononcim për mediat, ku u shpreh “Për të mësuar hetimet e hetimeve, sepse jemi palë në hetime. Ai më shpjegoi se hetimet po ecin, kanë përparim. Së kur do të përfundojnë, kjo është një çështje e tyre. Nuk u futa në hollësi, Ne kërkojmë me insistim që çështja të avancojë. Drejtësinë e kemi kërkuar nga drejtësia, jo nga e vjetra, por tani nga SPAK. Drejtësinë e duam vetëm nga SPAK.”, tha ai ai.
Po ashtu ai tha ‘Kemi dërguar prova dhe po shqyrtohen, do verifikohen, saktësia. Drejtësinë e kemi kërkuar tek SPAK. Pa SPAK kjo çështje nuk do të zbardhet. Nuk është përgjegjësi e mazhorancës, mazhoranca është vetë në proces penale. As nuk kemi komunikim për këtë punë. S’kam kërkuar kurrë nga Rama as nga qeveria e Ramës.
Në planin politik është Partia Demokratike, Berisha, ai ka qenë kryeministër, ministër i brendshëm Lulzim Basha. Po të jenë trima të thonë që e kemi bërë ne. Pse bënë manipulime të dosjes e të provave’.
Top Channel