“Pa ne sot do të flisnit gjermanisht ose japonisht”, Trump: Danimarka s’mund të mbronte veten, jo më Groelandën. Sa budallenj u treguam që…

21/01/2026 15:07

Gjuha e përdorur nga presidenti i SHBA në Forumin Ekonomik Botëror Davos ishte më se kritik në lidhje me Groelandën.

Ai u ndal te roli i SHBA-së në mbrojtjen e Europës dhe veçanërisht të Groenlandës.

Trump theksoi se pa ndërhyrjen amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë vende europiane nuk do të kishin mundur të mbronin as veten, duke shtuar se kontributi i SHBA-së ka qenë vendimtar për sigurinë e kontinentit.

“Kina është duke shënuar përparim në aspektin energjetik. Kina po hedh vështrimin edhe nga energjia bërthamore. Pasojat në natyrë të politikave shkatërruese kanë shënuar rritje. SHBA kujdesen shumë për popullin e Europës. Kam nënën nga Skocia dhe babanë gjerman dhe dua që këto vende të kenë sukses. Çështja e energjisë dhe emigracionit duhet të jenë kryesore për Europën. Europa duhet të bëjë punën e saj, por po vetëshkatërrohet. Ne duam që Europa të jetë e fortë.

Kam respekt të madh për popullin e Groenlandës dhe Danimarkës, por çdo vend i aleancës duhet të mbrojë territorin e vet dhe asnjë vend nuk është në pozicionin për të mbrojtur Groenlandën siç është SHBA-ja. Ne jemi një fuqi e madhe, e kemi treguar në Luftën e Dytë Botërore, kur Danimarka s’mund të mbronte dot veten dhe Groenlandën; SHBA dërgoi forcat e saj në territorin e Groenlandës dhe ata nuk patën më shans që ta merrnin. Danimarka e di këtë. Ne kemi ngritur baza, kemi luftuar për Danimarkën, për ta shpëtuar atë vend. Një vend, një copë e madhe akulli, por ne e shpëtuam. Nuk lejuam armiq në hemisferën tonë dhe pas luftës, të cilën e fituam. Pa ne, ju do të flisnit gjermanisht dhe japonisht ndoshta. Ne ia kthyem Groenlandën Danimarkës; sa budallenj u treguam, dhe ata janë mosmirënjohës.”,tha Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB