Një person bie nga ura e Bushtricës në Përrenjas, gjen vdekjen e menjëhershme
21/01/2026 13:21
Një person bie nga ura e Bushtricës në Përrenjas dhe gjen vdekjen në vend.
Raportohet se viktima është një burrë rreth 65 vjeç, i identifikuar si Arif Shengjergji.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes nëse personi ka rënë apo është vetëhedhur.
Autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel