Zgjerimi ujërave territoriale greke në Detin Jon/ Ministri grek Dendias: Vetëm hapi i parë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se pa presidentin amerikan Donald Trump, Europa nuk do të kishte ndërmarrë hapa vendimtarë për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në një panel mbi aftësinë e Europës për t’u mbrojtur, Rutte tha se presioni i Trump ka qenë vendimtar që disa vende europiane të rrisin shpenzimet ushtarake në nivelin 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Pa Donald Trump, kjo nuk do të kishte ndodhur. Asnjë shans,” u shpreh kreu i NATO-s.
Ai pranoi se qëndrimi i tij mund të mos jetë popullor, por theksoi se Europa duhet ta pranojë se është detyruar të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj. Sipas Rutte, SHBA vijon të ketë dhjetëra mijëra trupa në Europë, çka tregon se Uashingtoni mbetet i angazhuar fort në mbrojtjen e kontinentit.
Megjithatë, duke qenë se SHBA po fokuson gjithnjë e më shumë vëmendjen edhe drejt Azisë, është “logjike” që Europa të rrisë gradualisht kapacitetet e veta mbrojtëse.
“Pa Trump, Europa dhe Kanadaja nuk do të ishin rritur politikisht dhe ushtarakisht në botën pas Luftës së Ftohtë,” përfundoi Rutte, duke e cilësuar këtë ndryshim si thelbësor për të ardhmen e NATO-s.
Donald Trump është aktualisht president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Top Channel