Monika Kryemadhi ishte këtë pasdite e ftuar në ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, ku komentoi banorët e Big Brother si dhe foli për eksperiencën e saj të re si opinioniste.
E vendosur përpara një ‘sfide’, ku duhej të mendonte nëse ajo dhe aktorët kryesorë politikë do të ishin në shtëpinë e Big Brother, ajo ka zgjedhur se me cilin prej tyre do të bënte aleancë, kë do të nominonte për finalen dhe kë të do të zgjidhte në një kuti Pandore.
“Këtë pyetje ma ka bërë dhe vajza ime e vogël. Ajo më tha se nëse do isha në Big me Metën, Berishën dhe Ramën, ‘babi do dilte te arena dhe do thërriste banorët veç e veç dhe do i pyeste për mendimet që kanë për ty dhe do i përpunonte, Berisha do të rrinte te kolltuku dhe do i mblidheshin të gjithë mbështetësit. Ti dhe Rama te banaku duke u zënë, konfliktet do ti kishe me të, por dhe lojën bashkë me Edi Ramën e do e bëje’”, tha Monika.
Ajo u shpreh se nëse do të ishin në Big Brother: Me Ramën do ishim dy pole që do shtyheshim, por do prodhonim lojë. Do nominoja Ramën për të lehtësuar lojën time në finale. Nga Kutia e Pandorës, të mirën do ia jepja Metës, të keqen kundërshtarëve të mi, jo aq shumë Ramës… sepse u bë kohë që s’kam folur. Rama është në llogoren e vet, të keqen ne nuk na bëri Rama por ata që na tradhtuan pas krahëve.
Top Channel