LIVE/ “Pa ne, sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht”, Trump fjalim të fortë në Davos: Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë

21/01/2026 15:30

Nga NATO dhe Europa, te Groenlanda dhe negociatat me Macron për barnat. Paparashikueshmëria e fjalimeve të Trump u vu në dukje edhe në podiumin e forumit ekonomik vjetor në Davos të Zvicrës, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i kurseu kritikat për aleatët e SHBA-ve.

Ai thotë se po u drejtohet udhëheqësve të biznesit, miqve dhe “disa armiqve”. Trump tha se po sjell “lajme fenomenale” nga Amerika, duke theksuar shifrat ekonomike dhe mbylljen e kufirit në SHBA.

“Ekonomia po lulëzon,” thotë ai.

16:16 “Po mundohej të dukej si i fortë me syzet e diellit”, Trump flet për negociatat me Macron: I thashë Emmanuel nëse nuk i rrit çmimet e ilaçeve, do të…

Presidenti amerikan Donald Trump në samitin ekonomik të Davosit foli sërish për syzet që homologu i tij francez Emmanuel Macron kishte vendosur dje si dhe shpjegoi negociatat tyre për çmimet e ilaçeve.

Presidenti shpjegoi se pasi Macron e kundërshtoi disa herë kërkesën e tij që të rrisë çmimin e disa barnave që në Europë kushtonin shumë më lirë se në Amerikë, ai tha se e kërcënoi atë me 25% tarifa për të gjitha mallrat franceze dhe 100% për verërat dhe shampanjat.

15:34 “Dua t’i jap fund kësaj lufte të tmerrshme”, Trump: Po flas me Putin dhe ai do një marrëveshje, Zelensky…

“31 mijë ushtarë ukrainas kanë humbur jetën gjatë luftës. Një muaj më parë ishte 28 mijë ushtarë. Këtë dua të ndaloj, sepse këto janë shpirtra njerëzish, jetë të rinjsh dhe dua t’i jap fund kësaj lufte të tmerrshme. Po flas me Putin dhe ai do të bëjë në marrëveshje dhe mendoj se edhe Zelensky do të bëjë një marrëveshje. Me këtë po ndihmoj NATO-n dhe Europën”, u shpreh presidenti.

15:30 Trump rrit presionin për Groenlandën: Nëse na thoni ‘po’ do jemi mirënjohës, nëse thoni ‘jo’ do ta kujtojmë

“Mund ta kishim mbajtur atë copë, mund të kishit thënë “po” dhe ne do të ishim mirënjohës. Mund të thoni “jo” dhe ne do ta kujtojmë. Po punojmë që ushtria jonë të jetë sa më e fortë, edhe pse aleatët tanë mund të kenë inflacion”, shtoi Trump.

15:28 “Kanadaja jeton sepse ekziston SHBA”, Trump kritikon kryeministrin kanadez: Keni mungesë mirënjohje ndaj nesh

Kanadaja jeton sepse ekzistojnë Shtetet e Bashkuara”, tha Trump, duke theksuar se siguria e Kanadasë varet drejtpërdrejt nga mbrojtja amerikane.

15:26 “Mund të sigurojmë paqen në botë”/ Trump për Groenlandën: Duam një copë akulli në këmbim të asaj çfarë kemi bërë për NATO-n

“Tani unë po kërkoj një copë akulli, për paqe në botë. Dhe iu them që do jemi aty për NATO-n 100%, por nuk e di nëse ata do jenë aty për ne. Me gjithë ato para që kemi shpenzuar për aleancën dhe nuk e di ende nëse ata do të na mbështesin ne”, u shpreh Trump.

15:07 “Pa ne sot do të flisnit gjermanisht ose japonisht”, Trump: Danimarka s’mund të mbronte veten, jo më Groelandën. Sa budallenj u treguam që…

“Kam respekt të madh për popullin e Groenlandës dhe Danimarkës, por çdo vend i aleancës duhet të mbrojë territorin e vet dhe asnjë vend nuk është në pozicionin për të mbrojtur Groenlandën siç është SHBA-ja. Ne jemi një fuqi e madhe, e kemi treguar në Luftën e Dytë Botërore, kur Danimarka s’mund të mbronte dot veten dhe Groenlandën; SHBA dërgoi forcat e saj në territorin e Groenlandës dhe ata nuk patën më shans që ta merrnin. Danimarka e di këtë. Ne kemi ngritur baza, kemi luftuar për Danimarkën, për ta shpëtuar atë vend. Një vend, një copë e madhe akulli, por ne e shpëtuam. Nuk lejuam armiq në hemisferën tonë dhe pas luftës, të cilën e fituam. Pa ne, ju do të flisnit gjermanisht dhe japonisht ndoshta. Ne ia kthyem Groenlandën Danimarkës; sa budallenj u treguam, dhe ata janë mosmirënjohës.”,tha Trump.

15:02 “Dua të keni sukses si SHBA”/ Trump kritika Europës: Keni rritur çmimin e energjisë, resurset nuk i përdorni

“Nëse SHBA ka sukses, do të keni sukses edhe ju. Gjatë administratës Biden çmimi i naftës u rrit ndjeshëm, sot ka pësuar ulje. Gjatë lidershipit tim, çmimi i naftës është rritur ndjeshëm. Gjithashtu kemi marrë 50 mln fuçi nafte nga Venezuela. Po drejtojmë botën drejt Inteligjencës Artificiale. Ne duhet të fitojmë para me energjinë, jo të humbasim. Në Europë kemi parë të majtën radikale, e cila po prodhon shumë më pak energji. Marr shembullin e Gjermanisë. Çmimi i energjisë është 64 përqind më e lartë. Dua që Europa të ketë sukses, sepse kanë burime energjetike por nuk i përdorin. Çmimi është rritur mbi 100 përqind. Këto vende po shënojnë humbje”-tha Trump.

14:54 “Ky transformim i SHBA nuk është parë në 100 vjet”, Trump nga Davosi: Kemi reduktuar deficitin buxhetor, tregjet kanë pësuar rritje

“Ne u kemi treguar se është e kundërta: brenda një viti, agjenda jonë ka sjellë transformim që amerikanët nuk e kanë parë në 100 vjet. Kemi hapur tregjet e energjisë; në vend që të fuqizojmë burokratët, ne po i largojmë ata dhe po rrisim punësimet në sektorin privat 2–3 herë. Në 12 muaj kemi larguar nga puna mijëra burokratë, pra është një transformim i jashtëzakonshëm që nga Lufta e Dytë Botërore. Kemi reduktuar deficitin buxhetor, tregjet kanë pësuar rritje”, u shpreh Trump.

14:48 Trump mban fjalimin në forumin e Davosit: E dua shumë Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur

“Tregjet kanë shënuar rritje, janë shënuar shifra rekorde dhe kursimet e qytetarëve janë rritur dhe investimet janë dyfishuar duke thyer rekorde. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë sukses ekonomik më parë. Kur vendi drejtohej nga demokratët ishte vend i vdekur, tani jemi të suksesshëm. Ekonomia amerikane parashikohet të rritet më tej. Është lajm i mrekullueshëm suksesi i Amerikës. Kur Amerika ka ekonomi të mirë, është lajm i mirë për të gjithë botën. Sot dua të diskutoj sesi e kemi arritur dhe sesi presim situatën ekonomike. Mund të mësoni edhe ju duke ndjekur hapat që kemi ndjekur dhe ne për për përmirësuar situatën ekonomike. Nuk dua të fyej asnjë vend, e dua shumë Eropën. E dua të ketë sukses, por nuk është në drejtimin e duhur. Mënyra e vetme për të rritur ekonominë është të kontrollojmë ekonominë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB