“Ky transformim i SHBA nuk është parë në 100 vjet”, Trump nga Davosi: Kemi reduktuar deficitin buxhetor, tregjet kanë pësuar rritje

21/01/2026 14:54

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po mban fjalimin e tij në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Gjatë administratës Biden patëm një situatë aspak pozitive. Por ka shumë potencial te të gjitha vendet. Shumë pjesë të botës sonë po shkatërrohen dhe liderët nuk e kuptojnë dhe nuk po bëjnë asgjë për ta ndaluar këtë. Ne u kemi treguar se është e kundërta: brenda një viti, agjenda jonë ka sjellë transformim që amerikanët nuk e kanë parë në 100 vjet.

Kemi hapur tregjet e energjisë; në vend që të fuqizojmë burokratët, ne po i largojmë ata dhe po rrisim punësimet në sektorin privat 2–3 herë. Në 12 muaj kemi larguar nga puna mijëra burokratë, pra është një transformim i jashtëzakonshëm që nga Lufta e Dytë Botërore. Kemi reduktuar deficitin buxhetor, tregjet kanë pësuar rritje.

Kemi hequr dorë nga disa rregullatore të panevojshme, si dhe duke hequr disa taksa. Nuk na është dashur të presim 30 vjet, por mrekullitë kanë ndodhur; nuk janë bërë nga vendet e tjera, por nga SHBA. Është program 10-vjeçar, por ne i kemi arritur brenda një viti; kemi ulur deficitin tregtar, që është më i larti në botë.”, tha Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB