“Jam i lodhur nga Europa”, kongresmeni amerikan i bën thirrje europianëve: Heshtni dhe shisni Groenlandën
Centrali bërthamor Kashiwazaki-Kariwa i Japonisë , më i madhi në botë, rifilloi punën të hënën për herë të parë që nga katastrofa e Fukushimës në vitin 2011, tha kompania që e drejton atë, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme publike.
Rinisja fillimisht do të përfshijë vetëm një nga shtatë reaktorët e centralit, i cili është më i madhi në botë për sa i përket kapacitetit të përgjithshëm gjenerues. Rinisja e punës u bë në orën 19:02 (ora lokale, 12:02 GMT), tha për AFP-në Tatsuya Matoba, një zëdhënës i Tokyo Electric Power (Tepco).
Guvernatori i prefekturës qendrore-perëndimore të Niigatës, ku ndodhet centrali, dha miratimin e tij muajin e kaluar për rinisjen, pavarësisht faktit se opinioni publik është i ndarë për këtë çështje, sipas një sondazhi të kryer nga prefektura në shtator, 60% e banorëve ishin kundër rinisjes, krahasuar me 37% që e mbështetën atë.
Dje, të martën, disa dhjetëra protestues, kryesisht të moshuar, kishin sfiduar të ftohtin për të demonstruar në dëborë dhe pranë hyrjes së centralit, në bregdetin e Detit të Japonisë, kundër rinisjes së tij.
Top Channel