Inside Story/ “Mendonte se nuk kishte baba”, beteja sfilitëse e shtetasit belg për të takuar vajzën që ia mohonin gjyshërit nga nëna shqiptare
Shtetasja me inicialet R.M kërkonte të takonte fëmijët sipas vendimit të gjykatës.
Nëna fatkeqe, e humbi kujdestarinë ligjore për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore. Pasi e pa të pamundur që të zhvillohet takimi në mënyrë vullnetare ajo iu drejtua përmbarimit.
Dosja tregon një rast mjaft sensitiv. Historiku i familjes shoqërohej me trauma të cilat kishin lënë gjurmë të pashlyeshme tek të dy fëmijët e mitur. Në vendimin e gjykatës janë caktuar ditët e takimit të nënës me fëmijët nën mbikëqyrjen e babait, duke marrë parasysh faktin që nëna vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Prindi që ka për detyrë të rrisë dhe edukojë fëmijën, duhet patjetër që ti flasë fëmijës për figurën prindërore i cili nuk e rrit duhet ti tregojë se kush është nëna apo babai i tij familja e tij duhet ti flasë vetëm mirë për të dhe nga ana tjetër prindi tjetër duhet të paguajë vet vullnetarisht detyrimin ushqimor për fëmijën, është minimumi që mund të bëhet për fëmijën e vet”, u shpreh përmbaruesja gjyqësore Majlinda Vasili.
Në rastin e nënës fatkeqe me probleme të shëndetit mendor, takimi me fëmijët fillimisht ishte tepër i vështirë. Të miturit nuk shfaqnin vullnet dhe dëshirë për t’u afruar me nënën e tyre. Për çështjen në fjalë u vendos pezullimi i zbatimit të vendimit.
Dosja përmbarimore në fjalë është bërë objekt i hetimit të Prokurorisë së Tiranës. Pas disa kohësh, shkaqet ligjore për pezullimin e ekzekutimit ranë, dhe nëna shfaqi sërish interes për vijimin e takimit të fëmijëve. Vështirësinë e rastit e tregon edhe fakti se të paktën dy psikologë janë tërhequr nga kjo praktikë.
“Nuk kuptohet asnjëherë pozita e vështirë e fëmijës aspekti psikologjik, nesër ky fëmijë nuk do të relacionohet apo nuk do të krijojë marrëdhënie të shëndetshme me persona të tjerë”, u shpreh psikologia Eriona Hoxha.
Duke pasur specifika të veçanta, me ndihmën dhe rekomandimin e ekspertes psikologe si dhe shërbimeve sociale, janë realizuar fillimisht takime virtuale nënë- fëmijë. Përmbaruesi gjyqësor ka qenë i pranishëm në këto takime virtuale. Gradualisht këto takime janë vijuar fizikisht pranë Zyrës së Përmbarimit Tiranë deri në momentin që fëmijët e mitur u shfaqën më të qetë dhe takimet mund të bëheshin jashtë institucionit.
Top Channel