“Dua t’i jap fund kësaj lufte të tmerrshme”, Trump: Po flas me Putin dhe ai do një marrëveshje, Zelensky… Presidenti amerikan e ka vënë në një sprovë të vështirë aleancën transatlantike me dëshirën e tij për të marrë Groelandën.
Pak para se Donald Trumpi të mbërrinte në Davos të Zvicrës për takimin e rëndësishme të elitave globale, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, u bëri thirrje europianëve të ndalojnë sjelljen e mirë me shefin e administratës amerikane, të tregojnë se kanë një shtyllë kurrizore, e këtë t`ia dëshmojnë edhe atij hapur. Në komentet e drejtpërdrejta për gazetarët në Forumin Ekonomik Botëror, politikani i njohur demokrat e quajti Trumpin “të dobët” dhe tha se Bashkimi Europian duhet ta “kundërshtojë në mënyrë shumë agresive liderin amerikan.
“Ai është i zoti në shfrytëzimin e dobësive të të tjerëve, por tërhiqet kur e godasin në fytyrë. Nuk mund ta mbash mirë me të gjitha palët, tani mjaft me mirësjellje. Boll u përpoqët ta qetësoni. Luftojeni zjarrin me zjarr”, shprehet Gavin Newsom, guvernator i Kalifornisë.
Newsom e cilësoi “një çmenduri” përpjekjen e Trump për të marrë Groelandën, megjithatë mendon se presidenti amerikan nuk do të shkojë deri aty sa të tentoja ta marrë atë “ushtarakisht”. Vetë Danimarka u shpreh të martën e gatshme të diskutojë çështje që lidhen me sigurinë dhe ekonominë e ishullit me SHBA-në, por sovraniteti i tij është jashtë diskutimit.
“Ne mund të negociojmë për çdo gjë,” tha kryeministrja Mette Frederiksen para parlamentit danez, “por ne nuk mund të negociojmë për vlerat tona shumë themelore, sovranitetin, identitetin e vendeve tona dhe kufijtë tanë dhe demokracinë tonë.”
Top Channel