“Dua t’i jap fund kësaj lufte të tmerrshme”, Trump: Po flas me Putin dhe ai do një marrëveshje, Zelensky…

21/01/2026 15:34

Presidenti amerikan Donald trump tha se do t’i japë fund sa më shpejt luftës në Ukrainë e cila po derdh çdo ditë e më shumë gjak njerëzish.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk e anashkaloi as çështjen e luftës në Ukrainë duke shprehur se ai po flet me Putin dhe se “mendoj që ai do një marrëveshje ashtu si edhe Zelensky”

“31 mijë ushtarë ukrainas kanë humbur jetën gjatë luftës. Një muaj më parë ishte 28 mijë ushtarë. Këtë dua të ndaloj, sepse këto janë shpirtra njerëzish, jetë të rinjsh dhe dua t’i jap fund kësaj lufte të tmerrshme. Po flas me Putin dhe ai do të bëjë në marrëveshje dhe mendoj se edhe Zelensky do të bëjë një marrëveshje. Me këtë po ndihmoj NATO-n dhe Europën”, u shpreh presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB