Pas Armenisë me Shqipërinë, Trump sërish bëhet ‘lëmsh’, ngatërron 14 herë Groenlandën me Islandën gjatë fjalimit në Davos
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po u drejtohet udhëheqësve botërorë në Davos, ndërsa nuk kurseu kritikat për Europën që në nisje të fjalimit të tij.
Trump tha se dëshiron që Europa, të ketë po aq sukses ekonomik sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Europa ka burime energjetike, por nuk i vendos në përdorim.
“Nëse SHBA ka sukses, do të keni sukses edhe ju. Gjatë administratës Biden çmimi i naftës u rrit ndjeshëm, sot ka pësuar ulje. Gjatë lidershipit tim, çmimi i naftës është rritur ndjeshëm. Gjithashtu kemi marrë 50 mln fuçi nafte nga Venezuela.
Po drejtojmë botën drejt Inteligjencës Artificiale. Ne duhet të fitojmë para me energjinë, jo të humbasim. Në Europë kemi parë të majtën radikale, e cila po prodhon shumë më pak energji. Marr shembullin e Gjermanisë. Çmimi i energjisë është 64 përqind më e lartë. Dua që Europa të ketë sukses, sepse kanë burime energjetike por nuk i përdorin. Çmimi është rritur mbi 100 përqind. Këto vende po shënojnë humbje”-tha Trump.
Top Channel