Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes? Berisha pa vendim: Nuk kam informacion se do shkojë në Kuvend, ftesa i shkoi Ramës sepse…

21/01/2026 14:06

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i PD Sali Berisha u pyet nëse Partia Demokratike do të votojë aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Berisha tha se nuk ka informacion, ndërsa sipas tij, kjo ftesë e Trump, nuk forcon pozicionin ndërkombëtar të Edi Ramës.

Berisha: Me aq sa di unë, ftesa për Bordin e Paqes, i është shpërndarë shumë vendeve. Presidenti Trump ka ftuar vendet, në Shqipëri shefi i ekzekutivit nuk është presidenti, kështu që ftesa i takon kryetarit të qeverisë. Ky është komenti im. Ju mendoni se kjo forcon pozicionin ndërkombëtar të Edi Ramës? Jo, Edi Rama mbetet një narkodiaktor, fatkeqësisht është njëri që përfaqëson Shqipërinë.

Do të votoni pro?

Berisha: Nuk kam informacion që kjo shtrohet në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB