Champions League/Mbrëmje e çmendur për Barcelonën, Liverpool dominon Marseille, Bayern në 1/8 e finaleve
Kanë kaluar 15 vite nga vrasjet e 4 protestuesit në 21 Janar 2011, një ditë që familjarët e Ziver Veizit, Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt e kujtojnë me dhimbje dhe mall, por ende pa u vënë drejtësia për jetët e humbura.
Në studion e Top Story, gazetari Artan Hoxha, ndërsa transmetohej audioregjistrimi që tashmë është në dorë të drejtësisë dhe pamjet para Kryeministrisë, ka treguar se në rrethin e kuq në këto pamje, gjendej platforma e Top Channel, e vendosur për gazetarin dhe kameramanin për një fushëpamje më të mirë. Pikërisht në këtë platformë është vrarë Hekuran Deda, i cili ishte ngjitur mbi të.
“Rrethi i kuq është platforma e Top Channel, për vendosjen e kamerave. Një nga viktimat që është pa autor dhe sot, ka qenë në platformën e Top Channel, Hekuran Deda. Mund të ishte vrarë një gazetar i Top Channel”, tha Hoxha.
Më tej ai ka shpjeguar urdhrat e dhëna nga Komandanti i Gardës, teksa tha se të shtënat kanë ndodhur për 8 sekonda.
“Ai është një regjistrim që është bërë duke regjistruar komandantin e Gardës, ai zë dëgjohet aty, dhe urdhrat që jep ai në një kanal të veçantë. Është thënë që s’ka punuar sistemi i regjistrimit në audio, që punon unë kam çuar dokumentin në SPAK, në fakt çdo gjë është bërë në radio.
Mua nuk më intereson pse e ka bërë ky person këtë regjistrim, ai i ka bërë një nder të madh vendit. Ajo që dëgjohet në bisedë është që komandanti i Gardës ka kontroll të plotë të situatës. Ai thotë që kur të kalohet teli me gjemba do të qëllohet, ndërkohë ata kanë qenë në bulevard. 8 sekonda ka të shtëna, po të ishte qëlluar më gjatë do të ishte bërë kasaphanë.
Vetëm Ziver Veizi është te porta, por prapë në bulevard, të tjerët janë në bulevard. Të gjithë viktimat nuk janë atje ku thotë ai që të qëllohet. Ti ke identifikuar një rrezik dhe po e neutralizon, por viktimat nuk kanë lidhje me ligjin për përdorimin e armëve.
Audioregjistrimi është burim që të çon te prova. Pse e nxori pas 13 vitesh? Ai që ka pasur materialin, ka pasur frikë. Ku ta dorëzonte atë provë?”, tha Hoxha.
Top Channel