Bora bllokon pikën kufitare të Qafë Thanës, ‘paralizohet’ qarkullimi i kamionëve drejt Maqedonisë së Veriut

21/01/2026 09:18

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, mësohet se është ndaluar qarkullimi i kamionëve për shkak se po punohet me borëpastruese në segmentin hyrës drejt Maqedonisë së Veriut.

Kjo ndërhyrje do të jetë për pak orë, çka deri më tani ka sjellë ndalimin e kamionëve.

Me përfundimin e ndërhyrjes nga borëpastrueset do të rinisë qarkullimi edhe për këto mjete të tonazhit të rëndë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB