Meta, Berisha dhe Rama në Big Brother? Kryemadhi ndan ‘skemat’: Nëse do isha në shtëpi me ta, lojën do ta bëja me Edin, Ilirit do t’i jepja…
“Unë nuk e shoh më politikën. Ata që mendojnë se kontrollonin politikën, nuk më donin në politikë, por unë vendosa vetë për t’u shkëputur, menduan se pa politikë do vdisja”, kështu u shpreh këtë pasdite në studion e ‘Ftesë në 5’ Monika Kryemadhi, në një intervistë krejt ndryshe nga sa më parë e keni dëgjuar.
Për largimin e saj nga politika, ajo thotë se pasioni për këtë ‘fushëbetejë’ i ka vdekur, por për çdo aspekt tjetër, jeta e saj është e bukur.
“Përveçse më vdiq emocioni ndaj njerëzve të politikës, në veçanti ndaj gjithë ish- bashkëpunëtorëve të mi, por për pjesën tjetër jam shumë mirë. Politika nuk vdes te unë, sepse dhe po të nis të kërcej si Selinë, njerëzit nuk do më identifikojnë si kërcimtare, por si politikane”, tha Kryemadhi.
Nga palestra, në Big Brother, e të enjteve në SPAK, të gjitha këto thotë Kryemadhi bëhen duke gjetur balancën….
“Palestrën e bëj të hënë, të mërkurë, të premte, që t’i balancoj, edhe Big, edhe SPAK dhe palestrën. Doktoresha ime në San Marino, është engjëlli im, sepse më edukoi që të kujdesem për shëndetin dhe trupin tim. Ajo më çoi dhe në palestër”, u shpreh ajo duke vënë theksin te pamja fizike që ka sot.
Top Channel