“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ TCH zbardh bisedat mes policëve që vinin baste: He mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos Demokratët po përgatiten për zgjedhje, jo me kundërshtarin politik, por brenda radhëve të saj.
Sali Berisha i mbijetoi “nenit Basha” ndonëse humbi zgjedhjet, por në pranverë mandati 4-vjeçar i tij si kryetar skadon, dhe me hir apo pahir i duhet të rinovojë kontratën me demokratët. Bashkë me të dhe lidershipit të partisë.
Me zgjedhjet afër, numri dy i PD-së Flamur Noka po spastron terrenin. Përmes një udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm vuri në lëvizje degët e partisë që të ngrenë grupet e punës për rifreskimin e listave të anëtarësisë. Afati që iu la është data 20 shkurt.
“Grupi i punës ka në përbërje të tij: a. Anëtarët e Kryesisë së Degës si dhe drejtuesit e Grupseksioneve kur ata nuk janë pjesë e Kryesisë së Degës; b. Deputetët e Qarkut; c. Koordinatori i Posaçëm i Kryetarit të Partisë Demokratike. Baza e të dhënave mbi të cilat do të punojë grupi i punës janë të dhënat e anëtarësisë të pasuruar me pjesëmarrjen e anëtarësisë në proceset zgjedhore nga viti 2021 dhe përfshin gjithë proceset zgjedhore nga referendumi i 18 dhjetorit 2021, deri më sot, duke përjashtuar primaret me simpatizantët”, thuhet në udhëzimin e PD.
Udhëzimi parashikon që listat e anëtarësisë të kalojnë në një sitë të kujdesshme për të identifikuar jo vetëm anëtarët aktiv por edhe nga të ashtuquajturit “tradhtarë”. Kategoria e parë do pajiset me kartën e anëtarësisë, të dytëve u tregohet dera.
“Nuk do të konsiderohen anëtarë të Partisë Demokratike, ata që: a) Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; b) Me qëndrimet e tyre publike dhe politike sipas nenit 24 të Statutit dhe nenit I, III, IV, V dhe X të Kodit të Etikës kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”, thuhet në udhëzimin e PD.
Operacioni “fshesa” blu kap edhe ata demokratë që kaluan ylberin politik dhe janë pjesë e administratës së shtetit apo janë shfaqur në fushtat zgjedhore krah drejtuesve politikë dhe ekzekutivë të Partisë Socialiste. Në listën e zezë të PD futen dhe ata që kanë thyer rëndë disiplinën dhe kodin e sjelljes së PD.
Top Channel