Humbja në debutim është ogur i mirë për Kombëtaren? Maran “ngushëllohet” me historinë, por thyen një rekord negativ…
Menjëherë pasi kryeministri Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, në grupin e “Whatsapp” të grupit socialist, Taulant Balla u ka dërguar një mesazh deputetëve.
Në mesazhin e siguruar nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, Balla ka njoftuar grupin për nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar.
“Përshëndetje kolege dhe kolegë. Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj ky proces do të kryhet me procedurë të përshpejtuar ne respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem merrni masa paraprakisht për prezencën”-thuhet në mesazh.
Pak më parë, kryeministri Edi Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes ftesë për të cilën thotë se shpejti ky angazhim do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.
Top Channel