Konferenca e Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan: Tarifat tona tregtare ‘ringjallën’ kompaninë Ford
Emanuele Galeppini, kampioni 16-vjeçar i golfit nga Xhenova, i përfshirë në masakrën e Crans-Montana, ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, dhe jo nga shtypja apo djegiet. Ky është përfundimi i autopsisë së kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë.
Tre specialistët u emëruan nga Prokuroria e Romës, e cila ka hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme, lëndime të rënda trupore dhe zjarrvënie. Autoritetet italiane vendosën të kryenin autopsinë mbi trupat e të gjithë të rinjve italianë që humbën jetën natën e Vitit të Ri, pasi prokurorët zviceranë kishin vlerësuar se një procedurë e tillë nuk ishte e nevojshme.
Sipas burimeve hetimore, do të kryhen analiza dhe ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar përzierjen e tymrave toksikë që i riu kishte thithur përpara se të humbiste jetën. Ende mbetet e paqartë nëse Emanuele Galeppini ndodhej brenda apo jashtë ambientit të klubit në momentin e tragjedisë.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik.
Top Channel