Pas Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Trump nis konferencën në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…
Rekomandimi drejtuar qeverive evropiane për të treguar qetësi dhe për të mos u hakmarrë u përsërit nga Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, duke iu referuar planit të Donald Trump për të kontrolluar Groenlandën.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Bessent u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të “mbajnë mendjen hapur”, duke theksuar se përshkallëzimi do të ishte, siç tha ai, skenari më i keq i mundshëm për ta.
“U them të gjithëve: Uluni, merrni frymë thellë dhe mos u hakmerrni. Presidenti do të jetë këtu nesër dhe do ta japë vetë mesazhin e tij”, tha Bessent.
Scott Bessent theksoi se “gjëja më e keqe që mund të bëjnë vendet është përshkallëzimi kundër Shteteve të Bashkuara”, duke paralajmëruar për pasojat e një qëndrimi të tillë në marrëdhëniet transatlantike.
Duke iu referuar Groenlandës, ministri amerikan theksoi se vlera e saj strategjike ka qenë shqetësuese për Uashingtonin për dekada të tëra.
Top Channel