Banori i Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, ka folur për herë të fundit rreth ndarjes së tij nga Brikena Selmani, duke dhënë versionin e tij për situatën.

Në një bisedë me Selin Bollatin, Mateo shpjegoi se ishte i prekur nga nominimi dhe se nuk e priste këtë veprim. Ai theksoi se marrëdhënia e tyre u ndërpre për shkak të ndërhyrjes së jashtme.

Ne jemi ndarë sepse kanë ndërhyrë njerëz të tjerë nga ana e saj. Ia kam lënë asaj të shprehet vetë, unë nuk po ndërhyj”-tha Mateo.

Ai shtoi se nuk kishte munguar ndjenja nga ana e tij dhe se nuk e sheh Brikenën thjesht si të gjitha vajzat e tjera në shtëpi.

“Nuk kam thënë që nuk kam pëlqim. Madje nuk e shoh dot si të gjithë gocat e tjera. Kam pasur një kontakt, por situata u ndërlikua për arsye të jashtme.”

Nga ana tjetër, Brikena Selmani dha një version të ndryshëm, duke e minimizuar raportin, ajo tha se është takuar vetëm një herë me Mateon dhe se nuk ka pasur asgjë më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB