Çdo sportist has në vështirësi në momente të caktuara dhe Lara Colturi nuk bën përjashtim. Skiatorja 19 vjeçare, që po rezulton një zbulim në këtë edicion të Kupës së Botës, nuk mundi dot të jetë mes 10 më të mirave në zbritjen e parë në ndalesën e radhës në Kronplazt në slalomin gjigant.

Colturi, që garonte për herë të parë në vendlindjen e saj, Itali këtë vit,  u rendit në vendin e 22 në këtë zbritje me kohën 1 minutë 16 sekonda e 42 të qintat duke regjistruar një kohë 2.88 sekonda më të ngadaltë se suedezja Sara Hector fituese e kësaj zbritjeje. Por vlen të theksohet se në këtë ndalesë u skualifikua një emër si Soffia Goggia që nuk e përfundoi garimin, ndërkohë që edhe skiatore si Alphand, Holdener apo Ljutic kanë shënuar kohë akoma më të ngadalta sesa Lara Colturi.

Gjithsesi, e rëndësishme është që Lara Colturi arriti të sigurojë një kohë që i jep mundësinë të garojë edhe në zbritjen e dytë që do të jetë në orën 13:30, ku pritet që paraqitja e saj të jetë akoma më e mirë. Podiumin e zbritjes së parë pas Sara hector e plotësojnë Camille Rast në vendin e dytë dhe Julia Scheib që kanë lënë pas Mikaela Shiffrin, ndërkohë që theksohet edhe rikthimi në pista i Federica Brignone pas një dëmtimi të gjatë me italianen që u rendit në vendin e 7.

Kliko këtu për videon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB