Britania planifikon t’ia dorëzojë ishullin Diego Garcia Mauritiusit, Trump: Akt budallallëku
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ka premtuar pezullimin për dy vite të taksës 8% mbi ushqimet, në një përpjekje për të lehtësuar koston e jetesës për qytetarët.
Gjatë një konferencë për shtyp, Takaichi deklaroi se heqja e përkohshme e taksës mbi ushqimet synon të zbusë ndikimin e rritjes së çmimeve mbi familjet japoneze. Ajo theksoi se qeveria nuk do të marrë borxh për ta financuar këtë masë, por do të rishikojë subvencionet ekzistuese dhe politikat fiskale.
Japonia aktualisht aplikon një taksë konsumi prej 8% për ushqimet dhe 10% për mallra e shërbime të tjera, të ardhura që shkojnë kryesisht për përballimin e kostove sociale në një vend me popullsi në plakje të shpejtë.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se një ulje e tillë e taksave mund të dëmtojë financat publike. Heqja e taksës 8% për ushqimet do t’i kushtonte shtetit rreth 5 trilionë jenë në vit, një shumë e barabartë me shpenzimet vjetore për arsimin.
Shqetësimet për gjendjen fiskale kanë shtyrë rritjen e normave të interesit, me yield-in e bonove 10-vjeçare japoneze që ka arritur nivelin më të lartë në 27 vitet e fundit.
Edhe partitë opozitare kanë premtuar ulje ose heqje të taksës së konsumit përpara zgjedhjeve të 8 shkurtit, ndërsa inflacioni ka qëndruar mbi objektivin 2% të Bankës së Japonisë për gati katër vite, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve.
Partia Liberale Demokratike në pushtet ka qenë tradicionalisht kundër uljes së taksës së konsumit, duke argumentuar se kjo do të dëmtonte besimin e tregjeve në aftësinë e Japonisë për të mbajtur nën kontroll borxhin publik.
Top Channel