Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohet për trafik ndërkombëtar shtetasi grek
Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm shkarkimin e tij.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, sipas gjykatës, shkarkimi i Dokushit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale, i cili u shkarkua më 21 mars 2025.
Në vendimin e gjyqësor për rikthimin në punë të sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, thuhet se ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim.
Pas vendimit ka reaguar Alban Dokushi :”Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të drejtuesit politik të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, vendimi i Gjykatës Administrative rikthen gjithashtu në detyrë edhe drejtuesin e administratës së Bashkisë. Në këtë këndvështrim, gjykatat kanë korrigjuar dhe prapësuar shkeljet e rënda ligjore, të kryera në përpjekje për largimin në kundërshtim me ligjin të drejtuesve politikë dhe administrativë të Bashkisë Tiranë”.
Top Channel