“E keni marrë zvarrë opozitën”/ Debate në Byronë e Kuvendit, deputetët e PD dalin ‘live’ në Facebook

20/01/2026 12:34

Ka nisur me debate mbledhja e Byrosë së Kuvendit për shqyrtimin e ankimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga salla më 18 dhjetor.

Pavarësisht kërkesës së opozitës që mbledhja të zhvillohej me praninë e kamerave u rrëzua, kjo nuk i pengoi deputetët të dilnin video “live” në Facebook.

Belind Këlliçi: E keni bunkerizuar Kuvendin e Shqipërisë. Kemi kërkuar praninë e mediave në këtë mbledhje, por ju i shmangi transparencës. Kjo është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu. Niko Peleshi, nuk do duhej t’i shmangej kësaj mbledhjeje. Ju me gardë keni marrë zvarrë opozitën, ndërkohë që jeni kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit.

Vokshi: Kush je ti që të ma heqësh fjalën, po gënjen, po mashtron

Balliu: Keni shkruar se u rrezikua jeta e deputetëve nga një flakadan i ndezur. Ja, po jua them këtu: ju nuk ju rrezikohet jeta nga flakadanët, sepse keni qenë në stadiume dhe e dini që flakadanët ndizen. Jeta juaj rrezikohet nga ai pluhur që mbush hundët, nga droga. Prandaj e keni kthyer vendin në narkoshtet. E keni ngritur drogën në sistem për llogari të pushtetit

Agron Gjekmarkaj: Ju jeni në logjikën e kartonave dhe jo në logjikën e së drejtës. Kryetari i Kuvendit ka preferuar të shmanget. Kjo është tregues dobësie. Deputetët e opozitës po bëjnë atë që ju nuk keni guxim ta bëni. Po bëjnë një betejë për një vend demokratik, që etërit e tyre e kanë marrë peng. Po bëjnë betejë për shtetin e së drejtës, të cilin ju e sulmoni dhe e keni marrë peng me korrupsion. Haxhi Lleshi ka qenë më tolerant me deputetët e tij në komunizëm sesa bijtë e Haxhi Lleshit sot përballë opozitës.

Flamur Noka: Ju kërkoni që në Kuvend të mos ketë opozitë. Kreu juaj, që përkon si pasardhës apo pinjoll i Enver Hoxhës, kërkon të zhbëjë çdo institucion. Por opozita është në mbrojtje të demokracisë dhe është garanci për zhvillimin e vendit.  Sot, me këtë përjashtim, pas 13 vitesh opozitë, 2 vite kam qenë i përjashtuar. Pra, për 2 vite më keni shpallur armik. Dhe kjo është nder për mua. Ta keni të sigurt se ne jemi në këtë betejë dhe do t’ju fshijmë. Data 24 do të jetë një ditë kur ju do të dridheni. Ju nuk jeni përfaqësues të shqiptarëve, por vetëm të krimit të organizuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB