Debati për Groelandën, Trump bisedë telefonike me kreun e NATO-s: Nuk ka kthim prapa

20/01/2026 07:45

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se ka zhvilluar një “bisedë telefonike shumë të mirë” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me çështjen e Groenlandës.

Trump njoftoi se gjatë bisedës u ra dakord për një takim me “palët e ndryshme” në Davos, ku këtë javë mbahet Forumi Ekonomik Botëror dhe ku ai do të marrë pjesë.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump theksoi se Groenlanda ka rëndësi kyçe për sigurinë globale. “Groenlanda është e domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore. Nuk mund të ketë kthim prapa”, shkroi ai.

Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë “vendi më i fuqishëm në botë”, duke ia atribuar këtë forcimit të ushtrisë gjatë mandatit të tij të parë.

“Shtylla kryesore e kësaj fuqie është rindërtimi i Ushtrisë sonë gjatë Mandatit tim të Parë, një proces që po vazhdon me ritëm edhe më të shpejtë”, deklaroi Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB