Izraeli nis një valë të re sulmesh kundër Iranit, forcat ajrore godasin Teheranin dhe Isfahanin
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’ia dorëzuar ishullin Diego Garcia Mauritiusit, duke e quajtur këtë “budallallëk” dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkruan se ishulli Diego Garcia, ku ndodhet një bazë ushtarake jetësore amerikane, po i jepet Mauritiusit “pa asnjë arsye”. Ai paralajmëroi se Kina dhe Rusia e shohin këtë si një akt dobësie totale.
“Dhënia e tokës jashtëzakonisht të rëndësishme është një akt budallallëku i madh dhe një arsye tjetër pse Groenlanda duhet të blihet,” shtoi Trump.
Ai i bëri thirrje Danimarkës dhe aleatëve evropianë të “bëjnë gjënë e duhur”, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të ishullit për sigurinë e SHBA-ve.
Vitin e kaluar, Trump kishte deklaruar se do të mbështeste marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar për sovranitetin e Ishujve Chagos, por reagimi i fundit tregon shqetësimin e tij për ndikimin ndërkombëtar të këtij vendimi.
Top Channel