Me foton e të atit në dorë, djali i Shpat Kasapit feston sot 4-vjetorin, Selvija publikon videon prekëse
“Zootopia 2” u bë filmi i animuar me fitimet më të larta në Hollywood i të gjitha kohërave, duke fituar 1.7 miliardë dollarë në biletari, duke tejkaluar “Inside Out 2”, i cili fitoi 1.69 miliardë dollarë.
“Zootopia 2” është tani filmi i nëntë me fitimet më të larta, pas “Avatar”, “Titanic”, ” Avengers: Endgame” dhe “Star Wars: The Force Awakens”.
Megjithatë, ndërsa “Zootopia 2” theu rekordin e Hollivudit, vetëm Ne Zha 2 i Kinës mbetet më lart, me 2.25 miliardë dollarë në animacion në mbarë botën.
Nga ana e tij, Alan Bergman, bashkëkryetar i Disney Entertainment, tha: Ky moment historik u përket mbi të gjitha fansave në mbarë botën, entuziazmi i të cilëve e bëri të mundur. Jemi jashtëzakonisht krenarë për krijuesit tanë të filmave… Zootopia 2 është një arritje e jashtëzakonshme dhe jemi mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan ta realizojnë atë.
Top Channel