‘Tërmet’ në tregjet financiare/ Kërcënimet ndaj Groenlandës, bien bursat në Europë

19/01/2026 15:49

Bursat europiane e çelë javën në rënie, duke vijuar trendin negativ të nisur që prej njoftimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj Groenlandës.

Presidenti amerikan deklaroi se nga 1 shkurti, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe Holanda e Finlanda, vende këto që kanë dërguar trupa në ishull, përballen me tarifa doganore prej 10%.

E teksa në Europë po shqyrtohet tani mundësia e pezullimit të marrëveshjes së arritur me Uashingtonin të vitit të kaluar, por që ende duhet ratifikuar nga Parlamenti Euorpian, kërcënimi i një lufte të re tregtare me SHBA-në po shton nervozizmin në tregje. Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po punon për të koordinuar një përgjigje europiane ndaj tarifave doganore nga ana e SHBA-së, po nxit aktivizimin e Instrumentit  të Bashkimit Evropian Kundër Presioneve. Macron, deklaroi se kërcënimet e Trumpit janë “të papranueshme”.

Tensionet vijnë gjithashtu në një kohë kur në Davos çelet Forumi Ekonomik Botëror. Në terren negativ po lëvizin veçanërisht bursa e Parisit, që u hap me -1.5%, Frankfurti (-1,4%), Madridi (-0,9%) dhe Londra (-0,6%). Sektorët e gjendur nën një presion më të madh janë ata të automobilëve, mallrave të luksit dhe teknologjisë.

Ekspertët thonë se investitorët po orientohen drejt aseteve të sigurta, si metalet e çmuara; ari dhe argjendi arritën nivele të reja maksimale pas një hovi të fortë javën e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB