Takimi me delegacionin e Kongresit Amerikan në Davos, Von der Leyen: Respekti për sovranitetin e Groenlandës dhe Danimarkës është…

19/01/2026 21:58

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot në një postim në platformën X se gjatë takimit me një delegacion të Kongresit Amerikan në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, theksoi nevojën për “respekt të padiskutueshëm për sovranitetin e Groenlandës dhe Mbretërisë së Danimarkës”.

Ajo nënvizoi se kjo çështje ka një rëndësi të veçantë për marrëdhëniet transatlantike.

Von der Leyen siguroi gjithashtu se Bashkimi Evropian dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe aleatët e tjerë, në koordinim të plotë me Danimarkën, për të promovuar interesat e përbashkëta të sigurisë.

Në takim u diskutua edhe për tregtinë dhe investimet transatlantike, ku presidentja e Komisionit Evropian theksoi se vendosja e tarifave nuk është në interesin e përbashkët të palëve.

Po ashtu, von der Leyen bëri të ditur se palët shkëmbyen pikëpamje edhe mbi përpjekjet për “arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB