“Qeveria teknike vjen kur je gati në grusht shteti, dhe ne…”, Basha përplaset me Sulon në ‘Top Story’: Aman ku e ke lexuar këtë?

19/01/2026 22:40

A duhet të vijë një qeveri teknike në Shqipëri dhe në cilat raste një e tillë do duhej të ‘aplikohej’?  

Gazetari Arjon Sulo u shpreh se një qeveri teknike do duhej të vijë kur shkohet gati në një grusht shteti, teksa shtoi se pengimi që po i bën PS drejtësisë për t’i hequr mandatin e deputetes Belinda Ballukut është një arsye që duhet të shkohet në qeveri teknike.

Gazetarja Anila Basha i ka replikuar duke i thënë se një qeveri teknike vjen vetëm pas një krize institucionale ose ekonomike, dhe sipas saj Shqipëria nuk është në këto kushte.

Pjesë nga debati:

Sulo: Qeveria teknike vjen kur je gati një grushti shteti. Kjo po ndodh tani me Ballkun që nuk i heqin mandatin

Basha: Aman ku e ke lexuar këtë

Sulo: Në kushtetutën e Shqipërisë

Basha: Dy njihen, kriza institucionale dhe kriza ekonomikë, ti thua moralisht ke rënë

Sulo: Ç’të bëj unë që s’ke lexuar Kushtetutën

Basha: Po flet për krizë besimi jo institucionale

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB