“Të burgosurit dalin për takime speciale”/ Top Channel zbardh dosjen e arratisjes së Altin Ndocit: 5 herë brenda pak kohësh në spital, dyshohet se…
Mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve për këtë vit është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës.
Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj tha se opozita është dhunuar në Kuvend në sesionin e parë të kësaj legjislature dhe nga 11 seanca vetëm në dy prej tyre u bë debat normal.
“Viti nuk ka filluar mbarë, sepse viti tjetër mbaroi keq! Kater muajt nga shtatori në dhjetor kanë qenë muajt më të shëmtuar të parlamentarizmit, dhunim i rregullores, dhunim i opozitës, në 11 seanca vetëm një a dy herë kemi bërë debat normal, sepse keni patur frikë nga fjala e opozitës të perfshire nga skandalet tuaja! Që të kemi vit të mbare duhet që drejtesia të mos merret peng, që viti mos të filloje me hungërima, përçartje e çjerrje se si do ti tregoni vendin opozites! Ju them mos guxoni”, tha Gjekmarkaj.
“Do ta keni përballe Opoziten në Kuvend dhe sheshët e Shqipërisë! Mqs zoti Balla ju referuar raportit të OSBE-ODIHR i them se ai raport jua rrëzoi zgjedhjet e vjedhura të 11 Majit, ato dy të tretat që ju thoni! Zoti Balla foli për një Shqiperi që nuk ekziston, foli për vizione, duke shmangur atë që Shqipëria reale pret të dëgjojë, atë që qytetarët duan, dënimin e korrupsionit! Hakmarrja e drejtesisë jo “hakmarrja për drejtesi” do të bjerë mbi ju, nga brenda, nga jashte , este dialektike nuk i shmangeni dot”.
Top Channel