Gjysma e Tiranës në errësirë, përfshirë edhe QSUT, reagon OST-ja: Identifikuam defektin, linja u rikthye në punë
Mbrëmjen e sotme në studion e ‘Top Story’ me Grida Dumën, u diskutua takimi dhe mesazhet që kryeministri Edi Rama dha në mbledhjen e fundit me të tijtë, tre ditë më parë.
Analisti Lorenc Vangjeli u ndal te një prej mesazheve të Ramës, që e quajti thirrja për ndryshimin e Kushtetutës. Por a do të preknin SPAK dhe institucionet e drejtësisë nëse do të bëheshin ndryshime në Kushtetutë?
“Mesazhi kryesor kishte të bënte me normalitetin… Ka disa elementë të veçantë ku më kryesori teorikisht do të ishte thirrja e tij për ndryshimet Kushtetuese, ose rishkrimi i kushtetutës… Gjithë halli është a do godasë më fort SPAK apo jo? Lajmi më i mirë që ka ndodhur në këtë vend, është që i ka shqetësuar të gjithë, edhe kryeministrin edhe kryetarin e opozitës, kjo tregon se sistemi po funksionon dhe vetëm mosdurimi ynë nuk na lejon ta shohim”, tha Vangjeli.
“Jo, jo, këta e hanë SPAK-un”, replikoi Arjan Curri.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Lorenc Vangjeli: BE nuk lejon që të preket reforma në drejtësi. Të tentojnë këta njerëz që duhen me pushtet sot të guxojnë t’i heqin dhëmbët prej hekuri dhe t’i venë proteza plastike, është njësoj si të heqësh bazat anglo-amerikane në Shqipëri. Beteja kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës… duke u bërë republikë presidenciale, fiton Edi Rama, hyn brenda kullës së një imuniteti
Arjan Curi: E vë në Kushtetutë
Lorenc Vangjeli: I njëjti precedent ndodhi me Presidentin Trump, kishte shumë akuza para se të zgjidhej President. Nëse Rama zgjidhet si president, nuk ka ndjekje penale për aq kohë sa të ketë mandatin.
Anila Basha: Mendon njeri nga këta që Rama do të ikë me turp nga politika? Ajo që është më kryesorja është që në Kushtetutën e re nuk do ketë prekje të institucionet e drejtësisë. Rama firmos ndryshimin e kushtetueses mbi institucionet e drejtësisë ka kapitulluar. Ai do të ikë me nder
Arjan Curri: Fjalën ikje ai nuk e njeh
Anila Basha: Ai do të lërë një trashëgimi të vetën, këtë nuk e prek dot ai, është e sigurt.
Top Channel