“Më 24 janar, natën ta bëjmë ditë”/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha: Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë pa demokratët

19/01/2026 19:08

Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij para Kryeministrisë, aty ku po mban ‘Foltoren’ e çdo të hënë.

Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve t’i bashkohen në protestën e 24 janarit, duke u shprehur se ‘natën do e bëjnë ditë’.

“Të dashur miq, kjo protestë e kësaj javë ka një rëndësi të veçantë sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë, zemërimin dhe guximin e shqiptarëve. Po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që po iu bëhet shqiptarëve. Miq ka tejkaluar çdo lloj norme, çdo lloj morali, çdo lloj sjellje, shqiptarët po presin me padurim revoltën, kryengritjen paqësore, fitoren e opozitës. Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre, si të vërtetën e tyre të madhe.

Edhe këtë javë, shqiptarët të mos iu mungojnë Shqipërisë më 24 janar, të mos i mungojë dinjitetit njerëzor. Miq, mbarë bota po pret fjalën tonë, zërin tonë, guximin tonë, veprimin tonë. Ngjarje të mëdha, protesta e dhjetorit ushtoi fuqishëm në mbarë botën, zëri juaj u dëgjuan në të katërta anët  e planetit, dhe ja në tempullin e demokracisë, komisionin e jashtë të SHBA u miratua një dokument themelor në të ciklin pasqyrohet të gjitha ata për të cilat ju protestuat dhe do të protestoni në 24 janar.

Në këtë dokument nxin për faqen e zezë Edi Rama që po bllokon ligjin dhe shtetin ligjor. Ky dokument frymëzohet nga gëzimi juaj për të mbrojtur të vërteta e këtij vendi. Duhet të bëjmë përpjekjet më të jashtëzakonshme, më 24 janar bota të mësojë fuqinë tonë dhe vendosmërinë tonë. Rama është një narko-diktatorë i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi në darkë. Është jetike, vendimtare ti përmbysim këta kriminel dhe ti çojmë përpara ligjit. Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e qytetarëve, demokratëve pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve, le ta bëjmë në natën ditë këtë javë”, u shpreh Berisha.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB