Takimi me delegacionin e Kongresit Amerikan në Davos, Von der Leyen: Respekti për sovranitetin e Groenlandës dhe Danimarkës është… 19/01 21:58
Policia e Australisë po heton vdekjen e një vajze 19-vjeçare kanadeze, pas gjetjes së trupit të saj i rrethuar nga një tufë qensh në plazhin e ishullit Fraser në bregdetin lindor të vendit.
Sipas raportimeve, 19-vjeçarja kishte kaluar gjashtë javët e fundit duke punuar në një hotel dhe kishte udhëtuar atje së bashku me një shoqe nga Kanadaja.
Të hënën në mëngjes, vajza u nis për një notim në plazh, por rreth një orë më vonë, dy burra që po kalonin me makinë vunë re rreth 10 qen që rrethonin trupin e saj.
Policia tha se është ende shumë herët për të përcaktuar nëse vdekja u shkaktua nga qentë e egër. Trupi mbante shenja nga kafshimet e tyre, por nuk është e qartë nëse ata shkaktuan vdekjen e saj.
Top Channel