Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe leje për ta takuar, Gjykata rrëzon kërkesat e avokates së Veliajt

19/01/2026 12:32

Prej 12 dhjetorit, kryetari i Bashkisë së Tiranës përfaqësohet nga një avokate nga shteti, e cila nuk e ka takuar ende.

Për këtë arsye, gjykata i la kohë Valentinës Teodoresku të kontaktojë klientin deri në datën 2 shkurt, kur edhe do të mbahet seanca ndaj Erjon Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë, në seancën paraprake prej shtatorit.

Nga tre avokatët që kishte, Veliaj hoqi dorë edhe nga Artan Gjermeni, i cili vazhdon të paraqitet, derisa avokatja falas të lexojë aktet, që sidoqoftë shihet si një lëvizje për të fituar kohë derisa Kushtetuesja të shprehet mbi masën e arrestit.

Seanca e sotme pati dy vendime kontradiktore: njëra që e mbyll shqyrtimin gjyqësor dhe tjetra që u revokua ky vendim.

Në datën 26 janar, në Gjykatën Kushtetuese do të ketë mbledhje gjyqtarësh, në të cilën pritet të diskutohet nëse do të kalojë apo jo në seancë kërkesa e Veliajt, i cili shpreh se po mbahet në burg në shkelje të Kushtetutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB