Zjarri në qendrën tregtare në Pakistan, shkon në 21 numri i viktimave, mbi 60 persona ende të zhdukur
Mary Trump, psikologe, shkrimtare dhe mbesa e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i ka bërë thirrje vendeve evropiane që të “kundërsulmojnë” ndaj kërcënimeve të Shtëpisë së Bardhë për vendosjen e tarifave, në kuadër të përpjekjeve të Trump për marrjen e Groenlandës.
Reagimi i saj erdhi pasi u raportua se disa udhëheqës evropianë po anojnë drejt negociatave dhe jo hakmarrjes përballë paralajmërimeve të presidentit amerikan. Duke cituar një titull të gazetës New York Times, Mary Trump u shpreh e zhgënjyer nga qasja pajtuese ndaj xhaxhait të saj.
“Jam kaq e lodhur nga strategjia e dështuar e negociatave dhe paqësimit. Kjo vetëm sa e fuqizon atë. Kundër-suluni!”, shkroi ajo në një postim në rrjetin social X.
Deklarata e saj vjen në një moment tensionesh në rritje mes SHBA-së dhe Evropës, teksa Donald Trump ka kërcënuar me tarifa ndaj vendeve që kundërshtojnë planet e tij për Groenlandën.
Reagimi i Mary Trump shton zërat kritikë që kërkojnë një qëndrim më të ashpër të Evropës ndaj politikave të presidentit amerikan.
Top Channel