Fenomeni i ri në Shqipëri, 5-10% e martesave po bëhen me kontratë. Avokatja: Intelektualët dhe biznesmenët duan…

19/01/2026 13:01

Avokatja e njohur Nexhi Beqiri ka folur për fenomenin e martesave me kontratë në vendin tonë.

E ftuar në “Wake Up”, ajo u shpreh se martesat me kontratë kanë filluar të rriten ndjeshëm në Shqipëri. 5-10% e martesave në Shqipëri po bëhen me një kontratë sipas saj, e cila ndihmon çiftet në orientimin për zgjidhjen e pasurisë në raste divorci.

Sipas avokates Nexhi Beqiri, shumica e personave që vendosin të bëjnë kontratë martesore janë intelektualë, persona me biznese shumë fitimprurëse dhe të pasur.

Martesat me kontratë janë një gjë e re për Shqipërinë dhe kanë marrë një rritje. Ne qofte se në Tiranë bëhen 5 mijë deri në 7 mijë martesa në vit, do të mendojmë që 5% deri në 10% të tyre janë martesa me kontratë.

Intelektualët të cilët e mendojnë veten me prespektivë, që do kenë dhe pasuri të tundshme dhe të patundshme dhe duan që të jenë të sigurt që nëse do ketë një divorc të ketë një marrëveshje.

Është një kontratë e cila përfshin pjesën e bizneseve të lira që kanë para shumë, të njerëzve të pasur, në rastet kur vjen nga jashtë dhe vjen lidhet me dikë në Shqipëri, i cili do t’i përcaktojë mirë kushtet e martesës.
Në përgjithësi janë kategoria e njerëzve që kanë para dhe në rast divorci, mund të orientohen në zgjidhjen e pasurisë në bazë të asaj kontrate. Ka një rritje të këtyre kontratave“, – shprehet avokatja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB