“Të burgosurit dalin për takime speciale”/ Top Channel zbardh dosjen e arratisjes së Altin Ndocit: 5 herë brenda pak kohësh në spital, dyshohet se…
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar ndaj opozitës në Konferencën e Kryetarëve, duke theksuar se nuk ka vend për thirrje dhe përbetime të paefektshme për revolucione që nuk do të ndodhin.
Ai ka bërë të qartë se PS-ja është e gatshme për të bashkëpunuar në miratimin e reformave të nevojshme për Shqipërinë, duke përfshirë Kodin Zgjedhor të ri dhe Ndarjen Administrative Territoriale.
Deklarata e Taulant Ballës:
Zonjat dhe zotërinjtë e opozitës,
Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur.
Mos humbisni kohë kot as me “shtrimin e tapetit” të alibisë për humbjen e radhës.
Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju plotësisht për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira zgjedhore, Ndarje Administrative Territoriale funksionale, e gjithçka tjetër.
Duhet ta fiksoni mirë në mendje se ju nuk mund te bllokoni reformat. Kemi bere një marrëveshje ne sesionin e kaluar për ngritjen e komisioneve. Nëse ju sot thoni tërhiqeni nga komisionet kjo është shkelje e marrëveshjes në mënyrë te njëanshme. Ne do të detyrohemi të vazhdojmë punën dhe pa ju.
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it ku përparësi të veçantë ka depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore. Duhet të marrë fund kjo qasje e papranueshme për një vend anëtar të BE, partitë votohen, partitë numërojnë.
Gjithashtu të gjithë ia themi njëri tjetrit majtas-djathtas, në ato netët pafund të numërimit në oakkatet e sportit apo palestrat e shkollave, sa herë kemi zgjedhje. Dhe këtu duhet ta ripërsërisim me zë të lartë nevojën e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve në një kohë më të shkurtër, pse jo të mos kryhet numërimi në qendrat e votimit.
Fakti është se qoftë për komisionet zgjedhore partiake, qoftë për vonesën në nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, koha nuk pret më as për zgjedhjet vendore 2027.
Reforma zgjedhore sa i përket Kodit Zgjedhor kërkon të paktën 84 vota në Kuvend. Por ne e kemi bërë publike ambicien tonë për një reformë më të thellë e cila të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 100 apo 101 deputetë.
Dëgjova zotin Gjekmarkaj se opozitës i është mohuar e drejta e fjalës. Ka një indikator shumë domethënës nga sesioni i kaluar. Koha e diskutimeve. Opozita ka marrë 48 orë diskutime, shumica bashkë me Qeverinë 40 orë diskutime në seancë plenare.
Top Channel