Tragjike në Spanjë, dy trena dalin nga shinat dhe përplasen, raportohet për 2 viktima dhe disa të plagosur

18/01/2026 21:53

Dy trena të shpejtësisë së lartë dolën nga shinat mbrëmjen e sotme në rajonin e Kordobës në Spanjë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Informacione ende të pakonfirmuara raportojnë për dy të vdekur.

Ndërsa raportimet fillestare nga El Pais tregojnë se disa persona janë plagosur.

Treni po udhëtonte nga Malaga në stacionin Atocha të Madridit kur doli nga shinat vetëm 10 minuta pasi filloi udhëtimi në Adamo, kur kaloi në një linjë tjetër dhe u përplas me dy vagonë të një treni që shkonte për në Huelva.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e aksidentit dhe po ndihmojnë në nxjerrjen e pasagjerëve të bllokuar.

Siç raporton El Pais në dy trenat ndodheshin rreth 300 persona. Qarkullimi në linjën me shpejtësi të lartë nga Andaluzia në Spanjë është pezulluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB