Starton Australian Open, kualifikohen Alcaraz e Zverev, Venus Williams, mosha bën të vetën, eliminohet menjëherë

18/01/2026 14:33

Carlos Alcaraz e nis me këmbë të mbarë Australian Open. Tenisti spanjoll eliminoi në raundin e parë australianin ëalton duke e mundur me rezultatin 3-0. Numrit 1 të botës i mjaftuan 2 orë e 5 minuta lojë për të mbyllur llogaritë e kësaj ndeshjeje ndaj tenistit numri 81 të botës.

Alcaraz vuajti vetëm në setin e dytë ndaj rivalit të tij australian që nuk diti ta vendosë në krizë në momentet kyce të sfidës që në fund spanjolli e fitoi me sete 6-3, 7-6 dhe 6-2 dhe si kundërshtar të radhës do të ketë Hanfmann

U kualifikua për në raundin e dytë edhe Alexander Zverev. Tenisti gjerman numri 3 i botës eliminoi Diallo me rezultatin 3-1. Ndeshja nuk nisi mirë për Zverev që humbi setin e parë 6-7, por më pas gjermani përmbysi gjithçka teksa fitoi 3 setet e tjerë 6-1, 6-4 dhe 6-2 për të mbyllur krejt sfidën 3-1. U kualifikuan edhe Moutet dhe Cerundolo, ndërkohë që surpriza e ditës së parë të Australian Open, ishte eliminimi i Cobollit numri 20 i botës

Në kampin e femrave, sytë ishin te Aryna Sabalenka që u kualifikua pasi mundi francezen Rakotomanga Rajaonah me rezultatin 2-0 me sete 6-4; 6-1 me bjellorusen që në raundin e dytë do të përballet me Zhuoxuan Bai që eliminoi Pavlyuchenkova duke e mundur 2-1 (6-4, 2-6, 7-6). U kualifikua me lehtësi edhe Svitolina që eliminoi spanjollen Buksa, ndërkohë që u eliminua Alexandrova. Po kështu e mbylli shumë shpejt aventurën e saj Venus ëilliams me 45 vjeçaren që u mund në raundin e parë nga Danilovic. Megjithatë amerikania fitoi setin e parë 7-6 për t’u dorëzuar më pas në dy setet e tjerë që Danilovic i fitoi 6-3 dhe 6-4.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB